Presidenca e re kolektive e Bosnje-Hercegovines fillon mandatin

Presidenca e re kolektive e Bosnje-Hercegovines filloi te merkuren mandatin me tre anetare te komuniteteve myslimane serbe dhe kroate te cilet kane mendime te ndryshme nese vendi duhet te shkoje drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO.
Ne fjalime vec e vec qe zhvilluan ne Sarajeve boshnjaku Bakir Izetbegovic dhe kroati Zhelko Komshic i bene thirrje vendit te ndare etnikisht qe te organizoje institucionet dhe te ece pa u vonuar drejt anetaresimit ne Bashkimin Evropian dhe ne NATO.
Nga ana e tij udheheqesi serb Nebojsha Radmanovic ka bere thirrje qe entiteti serb te shkeputet nga Bosnja dhe ka kundershtuar dorezimin e kompetencave myslimaneve ose kroateve.
Muajin e shkuar Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton paralajmeroi se Bosnje-Hercegovina duhet te reformoje strukturen e saj te nderlikuar politike ose do te rrezikoje te mbetet prapa fqinjeve ndersa keta integrohen ne Evrope.