Tiranë, shkon për të vjedhur, qëllohet për vdekje nga roja 35-vjeçari
Një person është vrarë me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja e rëndë është regjistruar në fshatin Arbanë në kryeqytet rreth orës 03:00 të mëngjesit, ku shtetasi Astrit Marku 35-vjeç është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Burime nga policia bëjnë me dije se Marku i ndihmuar dhe nga një bashkëpunëtor i dytë kishin shkuar për të vjedhur një lavatriçe në një godinë, por janë pikasur direkt nga roja i objektit, 18-vjeçari Kleandro Zefi, i cili ka qëlluar direkt në drejtim të tyre. Për pasojë ka gjetur vdekjen Astrit Marku, ndërsa bashkëpunëtori i tij Andi Allamani është arrestuar nga policia sëbashku me rojen e godinës. Nga ana e policisë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.