E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Çështja e SHQUP-it, e stisur nga Berisha. Do ketë hetim

vasiliNënkryetari i lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka paralajmëruar vënien para përgjegjësë të cilitdo që ka shkelur ligjin për kalimin e SHQUP-it në seli të PD-së, dhe njëherësh ka akuzuar qeverinë në ikje për stisje të një konfliki artificial për këtë çështje.

Duhet verifikuar ligjshmëria e vendimeve, nëse është shkelur ligji të mbahet qëndrim. Tensionimi i kërkuar nga Berisha nuk është pjesë e diskursit tonë politik. Mbi çështjen e SHQUP-it do të hidhet dritë në kohën e duhur. Duhet skaner juridik për tjetërsimin e pronës së SHQUP-it. Ky konflikt është stisur për të vënë në qendër të vëmendjes, Sali Berishën, u shpreh Vasili.

Një ditë pasi Nishani ngriti alarmin për kërcënim të tij nga mazhoranca e majtë, Vasili lëshoi këtë apel:

Çdo lloj tensionimi i mëtejshëm, qoftë ky edhe i institucioneve të larta mbi qeverinë, është një tensionim i panevojshëm. Secili duhet të jetë në raport dhe në respekt me mediat.

Vasili reagoi edhe për gjëndjen e mjerueshme në të cilën ndodhet sipas tij Spitali Ushatarak. Ai tha se kritike mbetet situata në shërbimin e traumës, dhe apeloi qeverinë të marrë masa urgjente.

Nënkryetari i LSI-së, njëherësh ish Ministër i Shëndetësisë tha se qeveria e majtë ka gati një strategji afatgjatë për mirëfunksionimin e Spitalit Ushtarak./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›