Tiranë, shkrumbohet banesa në fshatin Pëllumbas, shpëtohen 2 persona
TIRANË- Një banesë private është përfshirë nga flakët e zjarrit, në fshatin Pëllumbas të Tiranës.
Banesa në pronësi të Shefqet Kullollit është shkrumbuar brenda pak minutash, ndërkohë që forca të shumta të cilat kanë mbërritur në vendngjarje, kanë mundur të shuajnë flakët e zjarrit në kohë duke shpëtuar dy persona.
Fatmirësisht bëhet fjalë vetëm për dëme materiale, ndërkohë dyshohet se shkak të ketë qenë një shkëndi elektrike. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
(e.m/BalkanWeb)