E Diel, 1 Nëntor 2026

Bajern Mynih, Roben mund të ikë për Suarez, gati edhe Levandovski

Është rikthyer sërish e gjithë vëmendja te Bajerni i Mynihut, pas fitimit të tre trofeve këtë sezon. Nëse një ditë më parë Hejnkes i ka thënë lamtumirë Bajernit, për të pushuar një vit, tani vëmendja është te merkatoja. Me blerjen e Mario Gëces, alternativat në sulmin e Bajernit të Mynihut shtohen, por nga ana tjetër, ulen edhe shanset e aktivizimit për njërin prej titullarëve. 

Në këtë rast, ai që mund të sakrifikohet është sulmuesi holandez Arjen Roben. Heroi i Uemblit mund të bëhet “koka e turkut” në gjithë këtë lojë, nga e cila mund të përfitojë uruguajani Luis Suarez. Ndërsa Frenk Riberi dhe Bajern i Mynihut janë shumë pranë zgjatjes së bashkëpunimit mes tyre. Sipas asaj që bën të ditur shtypi gjerman, francezi dhe klubi kanë rënë parimisht dakord për të zgjatur deri në vitin 2017 kontratën, pasi marrëveshja aktuale e Ribery me bavarezët përfundon në vitin 2015. 

Nga ana tjetër, edhe Robert Levandovski është gati për Bajernin. Sulmuesi polak i Dortmundit deklaron se ka ardhur momenti që të ndërrojë ambient. Edhe pse ai se përmend asnjëherë emrin e bavarezëve, zërat e kohëve të fundit, që e lidhin të ardhmen e tij pikërisht me Bajernin, të bëjnë të mendosh se “Allianz Arena” do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.
(e.m/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›