E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane, shoferi rreh policin rrugor, i vuri gjobe

TIRANë- Drejtuesi i një automjeti ka goditur një punonjës të policisë rrugore teksa ky i fundit ishte në krye të detyrës. Ngjarja ndodhi pranë stacionit të trenit, në kryeqytet dhe shkak mësohet të jetë bërë një gjobë për shkelje të qarkullimit rrugor. Debati mes drejtuesit të mjetit dhe policit rrugor ka degjenuar në përplasje fizike mes tyre. Pas ngjarjes polici rrugor është dërguar në spital ushtarak dhe mjekët thonë se ka fraktura të lehta, ndërsa policia ka shpallur në kërkim autorin.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›