Pogradec, gjendet një bebe e vdekur jashtë maternitetit
POGRADEC-Një foshnjë e sapolindur është gjetur e pajetë sot paradite poshtë dritares së reanimacionit në maternitetin e Pogradecit.
Burime konfirmuan për TVNews24 se foshnja e sapolindur u gjet nga personeli. Trupi i pajetë i foshnjës gjendej ekzaktësisht në tarracën dytësore të spitalit, poshtë sallës së reanimacionit. Personeli mohon se foshnja ka lindur në maternitet.
Nga kyqrja e parë që mjekët i bënë trupit, dyshohet se foshnja mund të ketë lindur në ambientet e shtëpisë dhe më pas është braktisur në vendin ku u gjet sot.
Nuk dihet nëse foshnja ka lindur e vdekur, me probleme shëndetësore, apo është sjellë e gjallë jashtë maternitetit me shpresën se mund ta gjente kush.
Policia po heton të gjitha këto pista si dhe po punon për identifikimin e prindërve gjenetikë të foshnjës.
Mjekët nga ana e tyre do bëjnë autopsinë për të gjetur dhe shkaqet e vdekjes së foshnjës.
(d.b/BalkanWeb)