E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, shpërthen bombola e gazitzjarr në banesë te Komuna e Parisit

TIRANË - Bie zjarr në një apartament në katin e 9 te “Komuna e Parisit”. Zjarri dyshohet se ka pasur shkak shpërthimin e një bombole gazi në kuzhinën e banesës.
 
Në vendngjarje kanë mbërritur 2 zjarrëfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e zjarrit, ndërkohë që policia ka evakuuar disa banorë, një prej të cilëve ka marrë dëmtime të lehta. Prej shpërthimit, energjia elektrike që furnizon pallatin është fikur.
 
Ndërkohë, së fundi flakët janë vënë nën kontroll, por paraprakisht ato kanë alarmuar banorët e pallatit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›