E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, shpërthen bombula e gazitzjarr në banesë te Komuna e Parisit

TIRANË - Bie zjarr në një apartament në katin e 9 te “Komuna e Parisit”. Zjarri dyshohet se ka pasur shkak shpërthimin e një bombule gazi në kuzhinën e banesës.
 
Në vendngjarje kanë mbërritur 2 zjarrëfikëse, të cilat punuan për shuarjen e zjarrit, ndërkohë policia evakuoi disa banorë, një prej të cilëve mori dëmtime të lehta.

Për të evituar përhapjen e flakëve energjia elektrike që furnizonte pallatin u fik.
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›