E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, automjeti plagos 3 të miturjashtë rrezikut për jetën

BERAT - Një aksident rrugor, që nuk ka kursyer fëmijë të mitur, madje 3 bashkë, ka ndodhur sot në mbrëmje në Berat rreth orës 20:30.

Një automjet me targë AA 026 BV, që drejtohej nga Lulzim Dudushi, 53 vjeç, ka aksidentuar 3 fëmijë në qendër të qytetit, të cilët ishin duke kaluar rrugën me të ëmën e tyre dhe sipas burimeve të para nga vendngjarja kanë qenë fëmijët ata, që i kanë ndërprerë rrugën automjetit.

Fëmijët janë: K.K (3 vjeç), M.K (7 vjeç), motër e vëlla dhe E.K (4 vjeç), kushërira e tyre. 
 
Ata janë transportuar në spital prej vetë drejtuesit të automjetit. Tani ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa policia vazhdon hetimet për rrethanat e aksidentit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›