E Martë, 3 Nëntor 2026

Tiranë, shpërthim me tritol në një zyrë noterie në ish-Bllok

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në një zyrë noterie në zonën e ish Bllokut në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04.10 të mëngjesit, ndërsa nga shpërthimi nuk ka pasur të plagosur, por vetëm dëme materiale.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie.

Efektivët po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›