E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, shpërthim në një banesë, ska të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm është shënuar sot në kryeqytet në zonën e 21 Dhjetorit”, ne oret e para te mengjesit.

Policia ka njoftuar se nuk ka dëme në njerëz, veçse dëme të mëdha materiale.

Eksplozivi ishte vendosur në katin e 6-të të një pallati, ndërsa ende nuk ka informacione se cili ka qenë motivi i vendosjes së lëndës shpërthyese.

Policia ka nisur hetimet, dhe po punon për identifikimin e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Shpërthimi mendohet se ka qenë i komanduar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›