E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha inaguron terminalin e Durrësit

Durrës- Terminali i ri i Durrësit, një investim prej 21.9 milion euro, është inaguruar sot nga kryeministri Sali Berisha. Ky i fundit e ka konsideruar këtë terminal si portën e Shqipërisë Evropiane.

Terminali që po inaugurojmë sot është porta e Shqipërisë Europiane. Ky terminal modern do jetë portë edhe për mbarë rajonin tonë drejt perëndimit dhe anasjelltas, deklaroi ai.

Kryeministri u shpreh se, qeveria e tij do vazhdojë të ketë në vëmendje investimet në qytetin bregdetar.
Investimet në qarkun e Durrësit janë ndër më të mëdhatë të realizuara në këto vite. Nga 2005 deri sot, kemi asfaltuar mbi 400 km rrugë në qarkun e Durrësit, rikonstruktuam 62 shkolla e 106 ambulanca. Brenda pak javëve do inaugurojmë impiantin e përpunimit të ujërave të zeza dhe kolektorin e lidhur me të, një ndryshim ky rrënjësor për qytetin, tha Berisha.

Kreu i qeverisë tha se investime të tilla dëshmojnë se vendi i ka shpëtuar krizës, ndërkohë që ka akzuar sërish opozitën për qëndrimet e saj mbi ekonominë vendase.

/IDEA/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›