Llalla: Lufta kundër krimit, ende sfidë e vendit, duhen ligje të forta
TIRANE - “Lufta kundër krimit është një sfidë e vazhdueshme, e cila kërkon vendosmëri, ligje të forta, integritet të institucioneve të drejtësisë dhe bashkëpunim të fortë mes agjencisë ligjzbatuese kombëtare e ndërkombëtare”. Kështu u shpreh Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla gjatë një konference të përbashkët për shtyp me penalistin me famë botërore Sherif Basiuni, pas takimit që zhvilluan sot në mjediset e Prokurorisë së Përgjithshme.
Në këtë kontekst, Llalla vuri theksin në përmirësimin e teknikave të hetimit, si nevojë për të forcuar shtetin ligjor.
“Eshtë shumë i nevojshëm përmirësimi dhe perfeksionimi i teknikave të hetimit, të cilat janë veprime ekskluzive të institucioneve të drejtësisë dhe këto struktura janë të angazhuara në forcimin e shtetit ligjor në Shqipëri. Faktorë të tjerë të jetës së një vendi, pavarësisht rolit të tyre të pazëvendësueshëm, nuk mund dhe nuk duhet të luajnë rolin e prokurorit apo gjyqtarit. Këta faktorë janë të mirëpritur të ushtrojnë presion pozitiv mbi punën e institucioneve të drejtësisë dhe të jenë bashkëpunues konkret. Por, në disa raste të veçanta, zelli i tepruar për të bërë gjyqtarin apo prokurorin, krahas faktit që mund të dëmtojë hetimet, mund të arrijë deri në atë masë që të këpusë fillin e hollë që ndan etikën me ligjin”, u shpreh kryeprokurori Llalla.
Prokurori i Përgjithshëm tha se mbetet ende sfidë lufta kundër krimit të organizuar, pavarësisht përfrocimit të legjislacionit penal.
"Shqipëria është tashmë një vend i hapur dhe mundësitë për penetrimin e elementit kriminal ndërkombëtar janë të mëdha. Nga ana tjetër, edhe krimi i brendshëm, është i pranishëm dhe ndikon në opinionin publik", tha Llalla.
Sherif Basiuni, është një ndër penalistët më të famshëm në botë. Profesor Basiuni ka qenë kandidat për çmimin Nobel për Paqe në vitin 1999 dhe lektor e dekan në shumë universitete perëndimore.
Ndërsa në fjalën mbajtur gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, profesor Vasiuni vlerësoi progresin e Shqipërisë në luftën kundër krimit. "Jemi të kënaqur që mund të kontribuojmë në zhvillimin e mëtejshëm të drejtësisë në Shqipëri” tha ai.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)