Tiranë, të shtëna me armë zjarri në Sauk
TIRANË- Të shtëna me armë zjarri në Sauk. Disa persona kanë qëlluar me armë kallashnikov 15 herë në drejtim të një makine tip Benz, ngjyrë të zezë, me targa angleze. Ngjarja ka ndodhur pak para mesnatës.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit ndërsa nuk ka pasur viktima dhe as të plagosur. Nuk ka pasur shkëmbim zjarri mes palëve, ka qëlluar vetëm njëra palë.
Policia ka identifikuar autorët e ngjarjes dhe po ushtron kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit. Policia ka mbledhur dëshmitë e para nga vendi i ngjarjes dhe pritet arrestimi i autorit.
(a.h/BalkanWeb)