Egjipt, përleshje pro dhe kundër Morsit, 5 të vdekur
KAJRO-5 egjiptianë kanë mbetur të vdekur sot, në Aleksandri, gjatë përleshjeve mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të presidentit të rrëzuar islamik, Mohamed Morsi, nderkohe 70 persona kanë mbetur të plagosur.
Përkrahësit dhe kundërshtarët e presidentit të rrëzuar nga pushteti, Mohamed Morsi janë duke mbajtur protesta në të njëjtën kohë në të gjithë Egjiptin.
Ushtria ka kërkuar nga egjiptianët që t’i bashkohen asaj si përkrahje kundër “dhunës dhe terrorizmit.”
Mijëra përkrahës të Morsit janë mbledhur rreth një xhamie në Kajro, ndërsa përkrahësit e ushtrisë janë mbledhur në sheshin Tahrir të kryeqytetit.
Mohamed Morsi po mbahet në një vend të fshehtë që prej ditës që ushtria e largoi nga pushteti.
(e.m/BalkanWeb)