Tiranë, tentohet të grabitet arka e ujësjellësit tek Shkolla e Bashkuar
Tentohet të grabitet arka e ujësjellësit në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur tek Shkolla e Bashkuar ku persona të armatosur, nën kërcënimin e armëve kanë marrë një sasi parash por më pas i kanë hedhur ato të tokë dhe janë larguar nga vendngjarja.
Ndërkohë mbeten ende të paqarta rrethanat e ngjarjes por policia e cila ka shkuar në vendngjarje ka nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e grabitësve.