E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Heqjen e vizave me SHBA-në do e mundësojë Podesta

dokuKryeministri Berisha, duke folur mbrëmjen e djeshme në Top Story, është shprehur i bindur për heqjen e vizave me SHBA-në. Këtë gjë, sipas tij, do e bëjë të mundur kompania lobuese Podesta.

Kam thënë do heqim vizat me BE, i hoqëm sepse i kisha llogaritur. Edhe këtë e kam llogaritur. Me këtë punë po merret Podesta. Të garantoj se po merret dhe na jep këshilla se cilat janë hapat që duhet të merren për liberalizimin e vizave. Kongresi amerikan është shumë i rëndësishëm për këtë proces. Podesta po lobon në favor të një kombi mik që janë shqiptarët. Podesta po merret me promovimin e potencialeve të Shqipërisë. Është një lobist nga më të fuqishmit, ka thënë Berisha, edhe pse ambasada amerikane në Tiranë e ka qartësuar që Shqipëria është shumë larg kritereve për heqjen e vizave me SHBA-të.

Ndërkohë, duke u ndalur tek ftohja e marrëdhënieve me Arvizunë, Berisha ka thënë se ai interesohet vetëm për marrëdhëniet zyrtare.

Se pari unë jam kryeministër, unë kam qenë kryetar i opozitës. Marrëdhëniet personale janë krejtësisht dytësore, ose tretësore. Unë jam njeriu i marrëdhënieve zyrtare dhe po të garantoj se në çdo kohë marrëdhëniet e mija zyrtare me qeverinë amerikane kanë qenë të mira. Unë nuk e ndërtoj punën mbi marrëdhëniet personale. Unë jam njeriu i marrëdhënieve zyrtare. Personalja është personale. Unë jam njeri i lirë në personale. Unë i respektoj njerëzit dhe nuk do gjesh njeri që të vijë të thotë se ai nuk më respekton, tha Berisha./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›