E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, tjetër krim në familjeburri vret gruan më pas veten

Të tjera rreth shkrimit VIDEO/ Vrasja e paralajmëruar 1 muaj më parë Tiranë, dhunoi bashkëshorten, policia arreston 66-vjeçarin Ndërron jetë në spital Ilirjan Cani vrau gruan 10 ditë më parë Burri vret gruan me automatik, më pas vetëplagoset Tiranë, vrau gruan, Genci Çarçani në arrest me burg Fushë Mamurras, burri vret bashkëshorten, nënë e 3 fëmijëve Tiranë, vret me thikë të fejuarën 17 vjeçe, arrestohet Burri vret ish-gruan për xhelozi në Tiranë, nënë e dy fëmijëve Efektivi i policisë vret gruan dhe veten me armë zjarri Krimi i Paralajmeruar TIRANE- Një krim i paralajmëruar ka tronditur kryeqytetin, ndërsa policia e komisariatit numër dy nuk ka ndërhyrë më parë edhe pse viktima i është drejtuar Gjykatës për urdhër mbrojtje në datën 5 korrik të këtij viti, dhe është tërhequr nga frika e bashkëshortit. Edmir Jazxhi është autori i ngjarjes ku me një pistoletë pa leje TT, ka qëlluar 3 herë mbi gruan e tij Dallëndyshe e më pas veten duke lënë jetim dy fëmijët, 16-22 vjeç.

Në datën 17 korrik, Dallëndryshe Jazxhi duhet të paraqitej në gjykatë, por për shkak të dhunës dhe presionit të ushtruar nga bashkëshorti, ajo nuk është paraqitur për të marrë urdhrin e mbrojtjes.

Burime për Tv “A1 Report” bëjnë me dije se shkak i mosparaqitjes së Dallëndyshes në Gjykatë ka qenë presioni i bashkëshortit, pasi ishte njoftuar për gjykim dhe kish kërcënuar “nëse ti shkon, do të vras!”.

Ndërsa, sot, pas një sherri në familje, Edmir Jaznxhi ka qëlluar sot plot tre herë me pistoletë të shoqen e më pas ka vrarë veten.
 
Ngjarja është shënuar në rrugën “Irfan Tomini”, në zonën e njohur si blloku i banesave “Vasil Shanto në kryeqytet, ku në mesditë në banesën private të çiftit, 54-vjeçari Admir Jaznxhi ka shkrepur armën.
 
Policia është njoftuar nga banorët e lagjes, ndërsa ka qenë e kotë ndërhyrja e forcave të komisariatit numër 2 pasi në momentin e mbërritjes së tyre çifti i bashkëshortëve kish ndërruar jetë.
 
Në familjen Jazexhi do të mbeten tashmë jetimë dy fëmijët e çiftit, djali 16 dhe vajza 22-vjeçare, të cilët sipas policisë në momentin e krimit nuk ndodheshin në banesë.
 
Trupat e viktimave janë nxjerrë tek e tek nga banesa, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet që shkak i ngjarjes të jetë xhelozia në çift dhe problemet ekonomike.
 
54-vjeçari punonte si shofer i një linje furgonash në një firmë të huaj, ndërsa bashkëshortja e tij, Dallëndyshja, ishte shtëpiake.

(Foto: Nga vendi i ngjarjes)

Krimi i Paralajmeruar


Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›