E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, gjendet i mbytur në liqen një 54-vjeçar

SHKODËR- Trupi i pajetë i një mashkulli është gjetur sot në ujërat e liqenit të Shkodrës. 

Sipas policisë, mësohet se 54-vjeçari Xhevat Shatzaj është gjetur i mbytur nga forcat e shërbimeve kufitare, pranë zonës së Shirokës.

Sipas policisë, viktima ishte larguar nga shtëpia prej ditës së djeshme. Momentalisht dyshohet se vdekja e 54-vjeçarit ka qenë natyrale.

(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›