E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, treni përplas makinën 3 të plagosur

TIRANË- Tre persona janë plagosur mbremjen e kësaj të shtune si pasojë e përplasjes së një treni me një automjet në rrugën “Jordan Misja" në kryeqytet.

Sipas njoftimeve të policisë, dy nga të plagosurit mësohet se janë Elida Prenga, 35 vjec dhe djali i saj Ergi Prenga, 12 vjeç, ndërsa mosha e personi të tretë ende nuk dihet.

Ata kanë qenë duke lëvizur me një automjet në momentin që po kalonin në shinat e trenit kur kanë pësuar aksident.

Përplasja ka qenë e pashmangshme ndërkohë që policia thotë se ka nisur hetimet për aksidentin. Të plagosurit u dërguan në spitalin ushtarak ku dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›