E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, Elbasan Imami kryeson grupin e punës PD

ELBASAN- Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, do të kryesojë grupin e punës të Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit në zgjedhjet vendore të 8 Majit.

Fakti është konfirmuar nga dega e Partisë Demokratike në Elbasan.

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka zhvilluar dy ditët e fundit takime intensive me bazën e PD-së, ku kanë marrë pjesë edhe deputetët e qarkut Ardian Turku, Adriana Gjonaj, Rrahim Çota, Dashnor Sula, Zyhbi Hida. Takimet janë fokusuar tek organizimi për fushatën e zgjedhjeve vendore të 8 majit.
(s.g/atsh/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›