E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, u kap duke dhunuar të ëmën, pranga 34 vjeçares

TIRANE- Policia e Tiranës ka prangosur sot një 34 vjeçare, që dhunonte të ëmën.

Sipas policisë, 34 vjeçarja Ensiana Paci u kap në kushtet e flagrancës, duke ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së saj. 

Sipas informacioneve që dispononte policia, shtetësja Paci ka ushtruar vazhdimisht dhunë ndaj të ëmës. 

Policia ka nisur procedimin penal ndaj 34 vjeçares. 

(m.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›