E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, hidhet në lumë 36-vjecarja, shpëtohet nga banorët e zonës

ELBASAN- Një 36-vjecare në Elbasan, ka tentuar t’i japë fund jetës sot, duke u vetëhedhur në lumin Shkumbin.

Sipas policisë ajo është shtetasja Natasha Dauti, e cila dyshohet se vuante nga depresioni.

Fatmirësisht gruaja ka mundur të shpëtojë, pas ndihmës që i kanë dhënë banorët e zonës, të cilët e kanë parë duke u hedhur.

Policia e Elbasanit sqaroi se gruaja u vetëhodh nga Ura e Shkumbinit, ndërkohë që tani ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›