Tirane vetevaret nje 11-vjecar ne fshatin Zenelaj te Sharres

Nuk e ka përballuar dot divorcin e prindërve, Anxhelo Halilaj, 11-vjeçari që i dha fund jetës duke u varur me litar në oborrin e shtëpisë. Largimi i babait nga familja, martesa e tij me një grua tjetër dhe vetmia qe ka pasuar kane qene vrastare për këtë fëmijë. Anxhelo kishte një natyre te ndrojtur thonë fqinjët. Si i tille, ai nuk e kishte shfaqur dhimbjen qe kishte provuar ne biseda me shokët e tij apo njerëz te afërm.
Trupi i varur i 11-vjeçarit është gjetur nga vëllai i tij me të cilin po luante pak me herët. Tentativat e familjarëve për ta rianimuar kanë rezultuar të kota.