Zonja e pare Odeta Nishani ne Vlore
Zonja e Parë, Odeta Nishani, ka zgjedhur qytetin bregdetar të Vlorës për t’i kërkuar shoqërisë shqiptare vepra konkrete për të ruajtur një mjedis të pastër. Zonja Nishani mori pjesë në një aktivitet sensibilizues të organizuar nga Korpusi Shqiptar i Vullnetarëve, organizatë e së cilës është presidente nderi.
Zonja e Parë foli për nevojën e forcimit të kulturës së një mjedisi të pastër. “Të gjithë ne duhet të marrim një qëndrim për t’i thënë ‘Jo’ hedhjes së mbeturinave dhe ndotjes së hapësirave të përbashkëta, duke i konsideruar ato jo të pranueshme”, – u shpreh Odeta Nishani.
Ajo shprehu besimin se në këtë drejtim do të kontribuojë edhe nisma për shpalljen e të shtunës së çdo fund muaji, si “Ditë të Pastrimit Vullnetar”.