E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronat, një grua kërcënon se do të hidhet nga pallati

Share

Pak minuta më parë, një grua ka kërcënuar se do të hidhet nga ballkoni i pallatit të vet. Gruaja, e identifikuar si Dëshira Qoku, ndodhej në katin e pestë të një pallati pranë maternitetit Kiç Glozheni, kur ka kërcënuar se do të hidhej.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë arritur ta bindin që të zbresë. Burime pranë policisë bënë me dije se gruaja ka probleme me disa çështje pronësie, të cilat nuk janë zgjidhur dhe për këtë arsye ka kërcënuar se do hidhet nga pallati.

Dëshira Qoku, 39 vjeç, nene e dy femijeve,  e divorcuar nga bashkëshorti i saj dyshohet se vuan nga depresioni. Mësohet se ky depresion është rezultat i mosgjidhjes së çështjes së pronave pas përfundimit të proçesit të ndarjes nga bashkëshorti i saj.

Ky është rasti i disatë në Tiranë, që persona të ndryshëm, kanë bërë gjeste të tilla, duke tentuar edhe vetëvrasjen, pas problemeve të pazgjidhura për pronat.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›