E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane vrasje me thike ne Paskuqan per shkak te borxhit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme kryeqytetin. Një person ka humbur jetën në Paskuqan, pasi u qëllua me thikë, pas një konflikti me një person të cilit dyshohet se i kishte marrë borxh një shumë parash.
Mësohet se Artur Gjiza është qëlluar disa herë me thikë nga Besim Ndreu, pas një konflikti për borxhin e pashlyer. Kalimtarë të rastit kanë bërë të mundur transportimin e tij në spitalin ushtarak, por Gjiza nuk mundi të mbijetonte, pasi thika i kishte prekur organet jetësore.
Efektivët e komisariatit numër 3 kanë bërë të mundur arrestimin e autorit dhe kanë sekuestruar armën e krimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›