Tiranë, vrau babain me një shkelm në sy, dhe qëndroi mbi trupin e tij për 12 orë rresht

Tiranë, 22 gusht NOA/UPDATE - I shkaktoi vdekjen duke e goditur vetëm një herë me gjurin e djathtë në sy, dhe më pas qëndroi me babain e vdekur për më shumë se 12 orë në banesë.
Kanë qenë fqinjët e familjes Shehu në rrugën Siri Kodra në Tiranë të cilët kanë diktuar krimin.
Megjithëse të mbushur me dyshime, ata nuk kanë nguruar të lajmërojë policinë e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje.
Specialistët e zyrës së hetimit të vrasjeve pranë policisë së kryeqytetit mbërritën në banesën e familjen Shehu, ku gjetën të vdekur 80-vjeçarin Redi Shehu, si dhe djalin e tij 45-vjeçar A.Shehu i cili u shoqërua menjëherë në polici si autori kryesor i dyshuar për vrasjen e të moshuarit.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se 45-vjeçari qëndronte i heshtur pranë trupit të pajetë të babait të tij.
Ende nuk janë sqaruar rrethanat e këtij krimi, por hetuesit në bazë të rindërtimit të ngjarjes konkluduan se i moshuari ka qenë shtrirë në divan kur është qëlluar nga i biri.
45-vjeçari e ka qëlluar babain e tij me gjurin e djathtë në pjesën e syrit. Nga goditja e fortë i moshuari ka rënë nga divani çka ka sjellë më pas edhe vdekjen e tij thanë për agjencinë e lajmeve NOA burimet policore.
Vdekja e babait e shkaktuar prej tij, duket se nuk e ka prekur 45-vjeçarin i cili edhe 12 orë pas ngjarjes nuk ka lajmëruar askënd për ndihmë apo të largohej vetë nga banesa për të mos parë më babain e tij të vdekur.
Edhe pas 12 orësh 45-vjeçari duket se nuk është penduar për krimin teksa shihte babain e vdekur.
Por për policinë veprimi para, gjatë dhe pas krimit i 45-vjeçarit e ka një shpjegim.
Sipas policisë ai kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga spitali psikiatrik ku kurohej pasi vuante nga sëmundja mendore.
Madje ka qenë babai i tij ai që kërkoi daljen e të birit për të qëndruar në shtëpi me të pasi jetonte i vetë.
80-vjeçarit Redi Shehu i kishte vdekur bashkëshortja disa kohë më parë dhe jetonte i vetëm në banesë, pasi kishte dy djem njëri jetonte në Gjermani dhe djali tjetër në spitalin psikiatrik.
Ndërkohë që policia tha se do të arrestojë 45-vjeçarin, i cili vetëm sa ka pohuar krimin por nuk ka dhënë detaje për rrethanat e vrasjes.
Policia tha se vrasja mund të ketë ndodhur pas ndonjë fjale të thënë nga i moshuari të cilit 45-vjeçarit nuk i ka pëlqyer.
k.k/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")