Tiranë, vret vëllanë me thikë, arrestohet

Krimi në familje godet sërish këtë herë në Laknas vetëm pak kilometra largkryeqytetit. Një 23 vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me thikë nga vëllai i tij 14 vjeçar pas një sherri të momentit mes tyre brënda në shtëpinë e tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.30minuta të pasditës në Laknas të Tiranës.Mësohet se 23 vjeçari Alfred Marku ka vdekur menjeherë si pasojë e plagëve të rënda pasi është qëlluar disa herë me thike nga vëllai i tij . Sipas informacioneve ,krimi ka ndodhur pas një sherri pasi sipas informacioneve të policisë mes dy vëllezërve kishte pasur edhe më parë debate. Sipas fqinjëve të familjes, autori i vrasjes është me crregullime mendore dhe shpesh here ka shprehur sjellje të dhunëshme. Mësohet se ka qene disa here i arrestuar per vjedhje. Viktima mësohet të ketë qene duke e kritikuar vëllain e tij në kohen kur ai e ka qelluar me thikë. Policia ka arritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur arrestimin e 14 vjeçarit, ndërkohë po hetohet per zbardhjen e metejshme të ngjarjes .