Tiranë, vritet me thikë faturinoja i një furgoni

Pamje nga vendi i qendrimit te furgoneve
TIRANE- Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në kryeqytet. Faturinoja e nje furgoni te linjes Tirane- Durres është qëlluar për vdekje me thikë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendine quajtur Zogu i Zi në Tiranë, ndërsa dy autorët e vrasjes janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Mësoehet se faturinoja ka humbur jetën në Spitalin Ushtarak pas goditjeve të marra. Identiteti i tij ende nuk behet i ditur.
Sipas te dhenave te para kane qene 4 persona, te cilet fillimisht jane konfliktuar me faturinen per pagesen, dhe me pas njeri prej tyre e ka qelluar ate per vdekje.
Policia është në vendin e ngjarjes, ndërsa po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.