Rama në Athinë me kryebashkiakët e jugut, vesh Athinën Kuqezi
Mijra shqiptarë i janë bashkuar liderit të opozitës Edi Rama në Athinë, në një veprimtari me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. Rama ishte i shoqëruar nga kryebashkiakët e jugut të Shqipërisë, Termet Peçi, Fatos Tushe, Ilir Çela, Artan Shkembi, Stefan Çipa, të cilët u mirepriten me ovacione nje nga një.
Në tubim pati koncert me këngë popllore nga Jugu dhe Veriu i Shqipërisë, si dhe fëmijë emigrantësh lindur në Greqi recituan poezi për figurat historike të vendit.
Rama u bëri thirrje emigrantëve të rikthehen për të votuar në Shqipëri më qershor, për ta ndarë fatin e Shqipërsë me Evropën.



