E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, vritet në klub nate24-vjeçarja, punonte si balerinë

TIRANE- Një 24-vjeçare e cila punonte si balerinë është vrarë në orët e para të mëngjesit të sotëm në një lokal nate, "Dream City" (foto) ku ajo punonte, në Kashar, disa km larg, në dalje të Tiranës.

Viktima Sonila Tafaj është plagosur me dy plumba dhe ka gjetur vdekjen sot në mëngjes në Spital Ushtarak.

Nga të dhënat e para të siguruara nga gazetari i TVA1 REPORT Arsen Rusta viktima është ngacmuar nga një klient, i cili është nxjerrë jashtë nga truprojat. Më pas personi është kthyer duke qëlluar me breshëri automatiku.

Krimi ka ndodhur brenda në lokalin e natës i cili në ato moment ka qenë plot me klientë. Pas krimit autori është larguar

Prej orës 03:00 ( afërsisht kur mendohet se ka ndodhur krimi) deri sot në mëngjes forcat e komisariatit nr. 6 kanë shkuar në vendngjarje për të mbledhur provat e siguruar dëshmitë.  Po merren në pyetje punonjësit e klubit të natës. 

Këto janë të dhënat e para ndërsa policia zyrtarisht nuk ka dhënë ndonjë deklaratë mbi ngjarjen.

Gazetari Arsen Rusta informon se nuk është hera e parë që ndodhin krime me përdorimin e armëve në këtë klub nate. “disa herë kthehet në arenë përleshjesh. Një muaj më parë ka ndodhur një tjetër konflikt ku u përdorën armët, por policia u mundua ta fshehë ngjarjen"

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›