E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, zhduket prej 4 ditësh 16-vjeçarja

Një 16-vjeçare nga Tirana rezulton e zhdukur që prej 4 ditësh ndërsa ende nuk dihet asgjë për të.

Xhensila K është larguar nga shtëpia më datën 20 korrik dhe që atëherë nuk është kthyer më pranë familjes.

Denoncimi për zhdukjen e 16-vjeçares është bërë në komisariatin numër 6 në Tiranë nga familjarët e saj.

Pas marrjes së denoncimit menjëherë uniformat blu të kryeqytetit kanë nisur kërkimet për gjetjen e 16-vjeçares.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›