Tiranë, zhvillohet edicioni i 8 i “Giffoni Shqipëria”

Mbërrin në Tiranë Edicioni i 8 “Giffoni Shqipëria”. Emocionet e Festivalit të filmit për fëmijë dhe të rinj pas rrugëtimit në Durrës dhe Shkodër, sjell prodhimet më të mira kinematografike të realizuara dy vitet e fundit në vende të ndryshme të botës dhe konkurojnë 6 filma.
E veçanta e këtij edicioni janë 2 filma amerikanë me personazhe të dashur dhe të njohur për fëmijët si Hana Montana, etj, të cilët vijnë për herë të parë.
Në një konferencë për mediat Drejtori Ekzekutiv i festivalit , Namik Ajazi tha se Shqiperia këtë vit do të bëhet qëndra e Ballkanit.
Tematikat e filmave do të jenë specifike për tu pershtatur sipas grupmoshave. Edicioni i 8 i Giffoni në Tiranë do të vijojë deri më datën 27 tetor.
Në fund të projeksioneve do të ketë edhe dy juri, shqiptare dhe ndërkombëtare të cilët do të japin votën e tyre për filmat që u kanë pëlqyer më shumë për të ndarë edhe çmimet përkatëse.