E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, zjarr në një banesë, plagoset 22-vjeçari

Një 22-vjeçar është plagosur mëngjesin e sotëm pasi banesa ku jetonte është përfshirë nga zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi” ku si pasojë e flakëve që ka përfshirë banesën ku jetonin nënë e bir është plagosur Mariglen Ramadani 22 vjeç ndërsa fatmirësisht nuk ka pësuar asgjë nëna e tij Shemsie Ramadani.

Rreziku është bërë më i madh pasi pranë godinës ishte një karburant por me ndërhyrjen e forcave të zjarrëfikësve dhe të policisë u bë e mundur shuarja e flakëve të zjarrit dhe evitimi i një shpërthimi të mundshëm
 

Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin "Nënë Tereza" ku po merr edhe ndihmën mjekësore si pasojë e djegëve që ka marrë n♪7 trup.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e zjarrit por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›