E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, zjarr në një parking në "Don Bosco", s'ka të plagosur

TIRANË – Zjarri që ka rënë në një parking në katin e nëndheshëm të një pallati në “Don Boskos” ka alarmuar banorët, që janë larguar në panik nga tymi i madh që ka depërtuar nga kullat e ashensorëve nëpër banesa.

Gjashtë zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje për shuarjen e flakëve. Sipas Drejtorit të Shërbimit Zjarrfikës, Dilaver Laçi, janë marrë masat për evakuimin e banorëve. Mësohet se nuk ka të plagosur.

Shkak i zjarrit mendohet të jetë një shkëndijë elektrike. Për këtë arsye, ÇEZ ka ndërprerë furnizimin me energji në zonë. Të paktën dy makina janë djegur.

Lajmi vijon…

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›