E Diel, 1 Nëntor 2026

Në vrasjen e kryekomisarit Lamajdo hetohet edhe hajduti i makinës

TIRANË – Dosjes hetimore së dy të akuzuarve për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, i është bashkuar edhe ajo e vjedhësit të makinës, që u përdor në atentat.

Vjedhja e makinës u krye nga Gentian Bejtja, i cili u dënua nga gjykata me 30 ditë burg, por, për shkak të hetimit të vrasjes, prokuroria kërkoi nga gjykata edhe 30 ditë të tjera burgim duke e cilësuar Bejtjan si pjesë të çështjes në fjalë.

Gentian Bejtja, 30 vjeç, u arrestua në Durrës si i dyshuari kryesor për vjedhjen e automjetit “BMË”, që u përdor nga atentatorët e kryekomisarit Lamaj mbrëmjen e 24 shkurtit.

Pronari i automjetit në fjalë denoncoi dy ditë para ekzekutimit të kryekomisarit se automjeti i tij ishte vjedhur, ndërsa dy ditë pas atentatit, ky automjet u gjet në Domje të Tiranës gjysmë i djegur.

Redaksia online
(a.r/ar.sh/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›