E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, zjarr në studio filmikete ish- Kinostudioja

TIRANE- Flakët e zjarrit kanë përfshirë mëngjesin e sotëm një kompani audiovizuale të filmit. Zjarri ra rreth orës 7 00 të mëngjesit të sotëm, brenda ambienteve të ish-kinostudios në periferi të kryeqytetit.

Forca të shumta zjarrfikëse u angazhuan në operacionin për shuarjen e flakëve. Është dashur rreth një orë që flakët e zjarrit të viheshin nën kontroll. Kjo për faktin se ishte e vështirë shuarja e flakëve për shkak të materialeve filmike që u përfshinë nga flakët, kryesisht kaseta.

Të pranishëm në vendin e ngjarjes kanë qënë edhe efektivë të RENEA-s, të gatshëm për të ndërhyrë në rast se rrezikohej jeta e ndonjë personi, gjë që fatmirësisht nuk ka qënë e nevojshme.

Flakët e zjarrit shkaktuan dëme të mëdha materiale në kompaninë audiovizuale të filmit, ndërsa mendohet se shkak mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
(jd/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›