Tiranë, zjarr në tregun e rrobave të përdorura pranë spitalit nr.5

TIRANE- Tregu i rrobave të përdorura, pranë spitalit numër 5. Tiranë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme.
Zjarri dogji kolibet e komuniteti rom të cilët zhvillojnë mini biznesin e tyre të vogël në këtë zonë të kryeqytetit. Forca te shumta zjarrfikëse punuan për shuarjen e flakëve, ndërkohë nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri të jetë i qëllimshëm.
Drejtori i shërbimit zjarrfikës në Tiranë, Haki Hoxha në një lidhje telefonike me News24 tha se zjarri është nën kontroll dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz. Gjatë momentin të parë ku zjarri u shënua zjarri sipas Hoxhës ka pasur një prani të madhe të tregtarëve rom por dhe të tjerë, por falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë u bë i mundur evakuimi i tyre.
“Ka pasur njerëz, por është bërë e mundur evakuimi i banesave. Dhe u bë e mundur shpëtimi i një vile pranë. Zjarri është nën kontroll”, tha Hoxha, teksa tha se rivaliteti mes tregtarëve ka shkaktuar probleme cdo vit në këtë zonë të Tiranës.
Kamëz, zjarr pranë vendgrumbullimit të plehrave, shtëllungat e tymit ndotin ambientin
Ora 16:10 Zjarri pranë një vend-grumbullimi të plehrave në Kamëz ka vënë në lëvizje forcat e zjarrfikëse nga Tirana dhe Fushë-Kruja, të cilat u nisur menjëherë drejt vendngjarjes
Zjarri i cili ka rënë 3 km larg qytetit vijoi me intensitet të lartë, ndërkohë që shtëllungat e tymit me përmasa të mëdha mbuluan gjithë zonën. 3 forca zjarrfikëse punuan për shuarjen e flakëve, të cilat u përhapen me shpejtësi, ndërkohë nuk dihet shkaku i tij.
Shefi i zjarrfikëses, Dilaver Laçi në një lidhje telefonike për News24 bëri me dije se problem më i madh nga zjarri i rënë është ndotja e ambientit, ndërkohë që zjarrfikësit neutralizuan në kohë zjarrin.
“Më shumë se problem për zjarrin është ndotja e ambientit nga tymi dhe për këtë shërbimi i zjarrfikës po bashkëpunon me Bashkinë Kamëz për të lëvizur mbeturinat nga vendi. Vështirësia më e madhe është tymi i madh”, u shpreh Laçi.
Zjarr në zonën e Bathores, rrezikohen disa banesa në lagjen numër 1
Ora 15:25 Një zjarr i fuqishëm i i cili përfshiu disa shkurre pranë lagjes numër 1 në Bathore (Tiranë) vuri në rrezik banesat përreth zonës.
Banorët në panik lajmëruan menjëherë zjarrfikësen. Forca të shumta zjarrfikëse dhe policore u nisën drejt vendngjarjes.
Banorët ndërhynë edhe vetë për shuarjen e flakëve me mjete rrethanore, ndërkohë dyshohet se shkak paraprak i zjarrit të ketë qenë pakujdesia.
Shefi i zjarrfikëses, Dilaver Laçi në një lidhje telefonike për News24 tha se falë ndërhyrjes së shpejtë zjarri u netralizua në kohë.
(e.m/BalkanWeb)