Kamëz, zjarr pranë vendgrumbullimit të plehrave, shtëllungat e tymit ndotin ambientin
TIRANE- Zjarri pranë një vend-grumbullimi të plehrave në Kamëz ka vënë në lëvizje forcat e zjarrfikëse nga Tirana dhe Fushë-Kruja, të cilat u nisur menjëherë drejt vendngjarjes
Zjarri i cili ka rënë 3 km larg qytetit vijon me intensitet të lartë, ndërkohë që shtëllungat e tymit me përmasa të mëdha mbuluan gjithë zonën. 3 forca zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve të cilat po përhapen me shpejtësi, ndërkohë nuk dihet shkaku i tij.
Shefi i zjarrfikëses së Tiranës, Dilaver Laçi në një lidhje telefonike për News24 bëri me dije se problem më i madh nga zjarri i rënë është ndotja e ambientit, ndërkohë që zjarrfikësit neutralizuan në kohë zjarrin.
“Më shumë se problem për zjarrin është ndotja e ambientit nga tymi dhe për këtë shërbimi i zjarrfikës po bashkëpunon me Bashkinë Kamëz për të lëvizur mbeturinat nga vendi. Vështirësia më e madhe është tymi i madh”, u shpreh Laçi.
Zjarr në zonën e Bathores, rrezikohen disa banesa në lagjen numër 1
Ora 15:25 Një zjarr i fuqishëm i i cili përfshiu disa shkurre pranë lagjes numër 1 në Bathore (Tiranë) vuri në rrezik banesat përreth zonës.
Banorët në panik lajmëruan menjëherë zjarrfikësen. Forca të shumta zjarrfikëse dhe policore nisen drejt vendngjarjes.
Banorët ndërhynë vetë për shuarjen e flakëve me mjete rrethanore, ndërkohë dyshohet se shkak paraprak i zjarrit të ketë qenë pakujdesia.
Shefi i zjarrfikëses së Tiranës, Dilaver Laçi në një lidhje telefonike për News24 tha se falë ndërhyrjes së shpejtë zjarri u netralizua në kohë.
(e.m/BalkanWeb)