E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë,Bashkia vijon aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje

Policia bashkiake dhe Inspektoriati ndërtimor i Tiranës kanë prishur sot një shtesë pa leje në rrugën Kongresi i Manastirit.

Drejtori i Inspektoriatit të Ndërtimit Florenc Hoxha garantoi qytetarët e Tiranës se çdo ndërtim pa leje do të prishet duke mos u toleruas asnjë rast.

U bëjmë sërish thirrje qytetarëve, që të mos shpenzojnë para, për të ndërtuar pa leje, pasi çdo objekt i kundra-ligjshëm do të goditet nga ana jonë pa asnjë përjashtim tha Hoxha.

Në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 23 qershorit në të gjithë vendin pati një shpeshtim të ndërtimeve pa leje veçanërisht në kryeqytet.

Ndoshta kjo për faktin se të dy partitë kryesore në programet e tyre zgjedhore një vend të veçantë i kishin kushtuar premtimeve për legalizimin e ndërtimeve informale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›