E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë/E përplas autobusi, vdes e moshuara

aksident-librazhdNjë e moshuar ka gjetur vdekjen e menjëhershme mesditën e sotme pasi është përplasur për vdekje nga një autobus me targa greke. Viktima mësohet të jetë Salushe Pëllumbi, 75-vjeçe.

Aksidenti i rëndë ndodhi përballë Pallatit të Sportit Asllan Rusi në kryeqytet, ndërkohë nga hetimet paraprake mësohet se e moshuara po kalonte rrugën kur papritur është përplasur nga autobusi i linjës Tiranë-Athinë.

75-vjeçarja ka humbur jetën në vend pasi nuk ka përballuar do plagët e marra, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit. /A.Xh

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›