E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mallakastër, makina përplaset me karrocën, 4 të plagosur

MALLAKASTËR- 4 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së një automjeti me një karrocë.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së premtes në rrugën Mallakastër –Levan në vendin e quajtur ‘Kafaraj”. ndërkohë që policia bën me dije se të plagosur kanë mbetur shoferi i makinës, M.Zeqo, pasagjerja Fatime Kapaj dhe Ermira Llaka 30-vjece si dhe drejtuesi i karrocës Shefki Troka.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal, ku mësohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e potë të aksidentit. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›