Tiranë,plagoset me armë 46 vjeçarja

Një plagosje me armë zjarri ndodhi sot në mëngjes në rrugën e Kavajës në Tiranë. Një 46 vjeçare është qëlluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Forcat e policisë që mbërritën në vendngjarje konfirmuan se viktima është Rudina Shametaj, 46 vjeçe e cila është plagosur në këmbë. 46 vjeçarja është dërguar në spital ushtarak për të marrë mjekimin e duhur ndërsa është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ka nisur punën për zbardhjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.