E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banka Botërore:Pranojmë gabimet rreth projektit në bregdet

Drejtuesit më të lartë të Bankës Botërore pranuan se janë bërë gabime serioze lidhur me një projekt për zhvillimin e një zone bregdetare në Shqipëri dhe thanë se Banka po lëviz me shpejtësi për të përmirësuar procedurat dhe ndihmuar familjet në fshatin Jalë, shtëpitë e të cilave u prishën gjatë zbatimit të projektit. Ata thanë se Banka nuk mund të lejojë që kjo të ndodhë përsëri. Në një komunikatë për median, Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick, tha se "që nga menaxhimi i projektit bazë e deri te komunikimet me Bordin dhe me Grupin e Inspektimit, veprimet e Bankës me këtë projekt kanë qenë skandaloze". "Banka, tha ai, po lëviz me shpejtësi për të forcuar mbikqyrjen, përmirësuar procedurat dhe ndihmuar familjet, shtëpitë e të cilave u prishën. Banka nuk mund të lejojë që kjo të ndodhë përsëri," tha zoti Zoellick.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›