Tiranë,zjarr në një pallat, ska të lënduar
Disa banesa janë rrezikuar seriozisht nga flakët e zjarrit që përfshirë një pallat sot në Tiranë. Mësohet se zjarri i rënë në katin e tretë të një pallati, ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikëset, të cilët e kanë lokalizuar në kohë, duke mos e lejuar që zjarri të përhapej edhe në ndërtesa të tjera.
Policia ka mbërritur tek pallati në flakë, duke evakuuar banorët, për arsye sigurie. Fatmirësisht, përveç disa dëmeve të vogla materiale, zjarri nuk ka shkaktuar të lënduar në njerëz.