PD:Reformat i dhanë fund trazicionit

Deputeti i Partisë Demokratike Ferdinant Xhaferri u shpreh në seancën plenare për arritjet e qeverisë brenda këtyre katër viteve. Sipas Xhaferrit reformat zgjedhore të marra nga qeveria i kanë dhënë fund trazicionit. Ne i kemi dhënë akces opozitës dhe i bëmë të gjitha gjërat sipas mënyrës që donin ata duke filluar nga komisioni zgjedhor dhe deri tek vendimi i qeverisë për mospaisjen me karta identiteti qytetarëve që kanë pashaporta që kreu i opozitës e rekomandoi u shpreh Xhaferri. Sipas tij të gjitha reformat e qeverisë kanë shënuar një standart dhe cilësi të re. Xhaferi duke përmendur dufishimin e rrogave stabilitetin ekonomik reformat në drejtësi u shpreh se PD-ja ndihet e sigurtë që në zgjedhjet e qershorit qytetarët do të votojnë për ata.