Tiroidet, si ta kuptojme semundjen
Ndryshimi i temperaturave eshte nje nga faktoret qe nxjerr ne pah semundjen e tiroides. Ne te shumten e rasteve kur personi ka mungese te jodit semundja shfaqet gjate diteve te ftohta, por ne rastet e tjera ajo kuptohet kur me djersitje te tepert te duarve, apo pjeseve te vecanta te trupit. Mjeket rekomandojne nje kontroll te analizave te tiroides e cila verteton semundjen dhe me pas kerkohen shkaktaret e saj. "Kur gjendrat tiroide prodhojne shume jod, te semuret kane ndjesine e nxehtesise, ne dimer vishen holle, mbulohen holle dhe thuajse e jane humbur "ndjesine e te ftohtit". Krejt ndryshe ndodh me ato qe vuajne nga pakica e jodit kur gjendrat prodhon pak jod. Keta te semure kane shume ftohte, vishen shume trashe, jane si te lodhur, flasin ngadale, veprojne si te mefshte, veprojne si te merzitur, u trashet zeri, lekuren e kane te ashper dhe te thate, pa djerse" pohon mjeku endokrinolog, Dashamir Gjergji. Sipas tij, me te prekurit jane mosha e trete, por edhe grate kane nje tendence ne rritje. Tek grate shfaqja e semundjes gjithmone eshte pas menopauzes. Pra edhe tiroidet ashtu si edhe shume semundje te tjera, tek femrat shfaqen pas largimit te ciklit menstrual.
Keshillat
Nje nga keshillat kryesore qe japin mjeket eshte matja e herepashershme e nivelit te jodit, pra TSH. Ky eshte hormoni qe stimulon gjendren tiroide qe te prodhoje jod dhe FT4 qe eshte hormoni i tiroides. Pra ,matja e ketyre hormoneve me ane te analizave eshte shume e rendesishme. Nje nga keshillat me te rendesishme eshte mbajtja ne norme e hormonit qe stimulon tiroiden, TSH qe eshte treguesi i ngopjes trupore me jod te organizimit. Nderkohe persa i perket jetes se perditshme mjeket keshillojne kryerjen e aktiviteteve fizike. "Shtimi i intensitetit te ushtrimeve do te jete gradual. Nje tjeter keshille e domosdoshme eshte marrja e rrezeve te diellit cdo dite. Eshte e evidentueshme qe ekspozimi ne diell prek shume hormone qe kane ndikim te drejtperdrejte ne tru dhe ne sistemin hormonal. Rekomandohet qe cdo dite pacientet me tiroide te dalin 20 deri ne 30 minuta ne ambiente te hapura" pohon mjeku endokrinolog. Sipas tij, edhe kur udhetohet me makine te mbahen xhamat hapur, per te marre rreze dielli. Ekspozimi ne rrezet e diellit ndikon edhe ne largimin e disa shenjave te lidhura me "depresionin stinor".
Ushqimi
Persa i perket ushqyerjes, nje i semure me tiroide duhet te kete kujdes tek sheqeri, ne menyre qe te marre sa me pak produkte te ndryshme si cokollata, pasta, kek, etj eshte pare qe ndikon negativisht ne shume funksione te organizmit. "Ai, rrit peshen, shton rrezikun per diabet, perkeqeson semundjet e tjera si alergjike dhe depresive dhe ato imune. Ajo qe keshillohet eshte marrja e sheqerit nepermjet frutave. Nje tjeter keshille do te ishte edhe ajo e marrjes se lengjeve, vitaminave dhe kriperat minerale qe merren nepermjet tyre" nenvizon mjeku Gjergji. Sasia e lengjeve duhet te jete konstante ne organizem. Nderkohe qe keshillohet qe te semuret te mos marrin ushqime te thata, por te ushqehen me supa, gjelle me leng bulmet, perime dhe fruta te stines. Mishi dhe peshku iu rekomandohen ne sasi te kufizuar, pa dhjame dhe jo te skuqur.
Si ndikon pagjumesia tek te semuret me tiroide
Nje pacient i cili vuan nga tiroida, ka te nevojshme te beje nje gjume te qete dhe te mjaftueshem. Nje njeri i rritur ka nevoje per 7 deri ne 8 ore gjume gjate 24 oreve. Tek te semuret me tiroide nevojiten 30 deri ne 60 minuta me shume gjume. Po keshtu keshillohet qe te shkurtohet periudha e te parit televizor gjate nates, si dhe te perdoren substanca gjumendjellese bimore si caj kamomili dhe nese kjo nuk e arrin efektin keshille me mjekun. Po keshtu, duhet te reduktohet ne maksimum stresin. Aktivitet e perditshme profesionale apo sociale ne shume raste kur nuk gershetohen me momente pushimi kthehen ne stres emocional qe te semuret me crregullime te funksionit te tiroides jane me te shpeshta, sesa tek popullata normale. Nderkohe nje tjeter keshille do te ishte edhe evitimi i gripit. Ne sezonin e ftohte viruset jane me frekuente dhe semundjet qe shkaktojne jane me te shpeshta sesa ne sezonet e tjera. Dhe me tipiku eshte gripi sezonal. Gripi tek te semuret tiroidiale haset me shpesh dhe ne forma me te renda sesa tek personat normale. Ndaj keshillohet te evitohen ambientet e ftohta.
Sonila Isaku
Simptoma
Ndryshime ne funksionin e gjendjes se tiroides
Ndjesi nxehtesie tek ata qe kane teprice jodi
Djersitje te duarve dhe pjeseve te tjera te trupit
Ndjesi te ftohti tek ata qe kane nevoje per jod
Lodhje trupore, si mungese e jodit
Flasin ngadale
Veprojne ngadale, nga prodhimi i jodit nen masen e lejuar
Lekure te ashper
Lekure te thate
Mungesa e jodit nuk lejon djersitje
Acarim, qe sjell trashje te zerit
Dhimbje muskulore
Mungese oreksi
Keshilla
Kryerja e analizave dhe kontrolli tek mjeku
Mbajtja ne norme e TSH
Marrja e mjekimit me menyre te rregullt
Filloni ushtrimet fizike
Marrja e rrezeve te diellit cdo dite
Keshillohet te konsumohet sa me pak sheqer
Keshillohet gjume i qete dhe i mjaftueshem
Pirja e cajit kamomil para gjumit
Lengje qe permbajne vitamina
Perdorimi i bulmetit, frutave dhe perimeve
Nuk keshillohet mish dhe peshk i skuqur
Evitoni gripin ne sezonin e ftohte