Tirona Fanatics U rrahem nga policia

Grupimi i tifozëve të Tiranës “Tirona Fanatics” ka denoncuar dhunen e
Policisë së Shtetit gjatë ndeshjes me Skënderbeun, duke nenvizuar se kjo
dhune ka qene sistematike edhe me pare, por te dielen ajo u be masive
ndaj dhjetra tifozeve bardheblu.
Gjatë një deklarate për shtyp tifozet e Tiranes e kanë quajtur të tepruar, të panevojshme dhe të pajustifikuar këtë veprim të forcave te rendit ndaj tyre dhe shtojne se një pjesë e mirë e të dhunuarve brutalisht janë tifozë ende jo në moshë madhore. Sipas këtij grupimi është i pashpjegueshëm shkaku i kësaj dhune të forcave të rendit ndërkohë që mohojnë kategorisht se gjatë mbështetjes së skuadrës së Tiranës të ketë patur ofeza politike. Po në këtë deklaratë thuhet se tifozët janë dhunuar brenda në stadium, me pas gjatë shoqërimit të tyre deri në furgonat e policisë jashtë stadiumit si dhe gjatë rrugës drejt Komisariatit numër 1. Pas këtij sulmi policia ka mbyllur dyert e stadiumit 'Qemal Stafa' duke lënë të ngujuar pjesën tjetër të tifozëve të kërkonin të dilnin nga stadiumi. Ndërkohë sipas tifozerise se Tiranes, eshte i pashpjegueshem indiferentizmi i drejtuesve të klubit të Tiranës. Kohët e fundit drejtuesit e Tiranës kanë kërkuar me cdo kusht mbështetjen e tifozëve bardheblu të cilët nuk e kanë kursyer asnjëherë, edhe në momentet kur rezultati më i mirë për skuadrën e Tiranës ishte barazimi. Nderkaq, kur ka kaluar nje dite nga kjo ngjarje e rende, ende nuk ka nje reagim nga ana e policise se shtetit per dhunen e ushtruar ndaj tifozeve te Tiranes, shkaqet dhe arsyet e saj dhe te shoqerimit te mbi 20 pjesëtareve të tifozerise bardheblu ne komisariatin numer 1 te kryeqytetit.